Presidenti Ilir Meta me dy ceremoni të veçanta ka dekoruar zv.kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli dhe mjekun Grei Malo që kontribuoi në operacionn e shpëtimit të të riut, Klajdi Qato nga rrënojat e ish-hotelit “Vila Palma” në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli është vlerësuar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza” me moticacionin “Për angazhimin dhe ndjeshmërinë e lartë personale dhe familjare, treguar ndaj popullit të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, duke nxitur një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Për kontributin e tij të vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Kreu i shtetit në fjalën e tij ka vlerësuar rolin e Pacollit, biznesmenit që me bamirësinë e tij ka kontribuar në ndihmat për njerëzit në nevojë.
“Së fundmi, pas pasojave të rënda të shkaktuara nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, z. Pacolli shpalosi menjëherënjë ndjeshmëri të lartë, personale dhe familjare, përveçse edhe institucionale si pjesë e të gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj popullit shqiptar e në veçanti ndaj popullatës më të goditur rëndë, asaj tëThumanës, duke dhënë kontributin e tij të menjëhershëm në interes të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmet dhe duke i dhënë në këtëmënyrë një nxitje të mëtejshme gjithë atij solidaritetimbarëshqiptar”, deklaroi Meta në këtë ceremoni.
Pacolli deklaroi se do të dhuronte 1 milionë euro për banorët e zonave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu ai bëri të ditur se do të ndërtonte një kompleks banimi në zonat e prekura në Thumanë të Fushë-Krujës.
” Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, do të postonte Pacolli më 12 dhjetor projektin për rindërtimin e zonave të prekura nga ndërtimi.
Dekorohet mjeku, i pranishëm edhe i mbijetuari
Në prani të stafit të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile u zhvillua ceremonia e vlerësimit të mjekut stomatolog Grej Malo, i cili shpëtoi Klajdi Qaton, duke kontribuuar në nxjerrjen nga rrënojat. Në këtë ceremonië të veçantë i pranishëm ishte edhe vetë i mbjetuari nga tragjedia e 26 Nëntorit. Titulli i akorduar ishte “Për merita të veçanta civile”.
“Në vlerësim të kontributit humanitar si mjeku i parë, që zbriti në terren dhe hyri në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile”, ishte motivacioni i vlerësimit të mjekut guximtar.

Presidenti në fjalën e tij theksoi se “Z. Malo ishte ai i cili u dha ndihmën të izoluarve nën rrënoja duke punuar në mënyrë të palodhur së bashku me ekipin e specializuar të zjarrfikësve të Kavajës, por dhe me ekipin që erdhi më pas nga Greqia, ku në mënyrë të veçantë u evidentua roli dhe kotributi e tij në shpëtimin e të riut Klajdi Qato i mbetur nën rrënoja tek godina e Hotel “Palma” në Durrës”.
“Për fat të mirë Klajdi gjendet sot me ne në këtë ceremoni falë këtij akti të lartë civil, i cili e bën zotin Grej Malo një njeri mjaft modest, një hero të vërtetë, pasi nuk ka heroizëm më të madh se sa të rrezikosh jetën tënde për të shpëtuar jetën e tjetrit”, theksoi kreu i shtetit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje