Futboll

Video/ Befasia e merkatos, fenomeni Haland prezantohet te Borusia Dortmund

Mançester Junajtid, PSG, Juventusi… Asnjë prej tyre. Sulmuesi 19-vjeçar norvegjez, që i mahniti të gjithë me golat e shënuar me fanellën e Salcburgut, ka zgjedhur gjermanët e Borusia Dortmund. Nuk është një lajm rutinë merkatoje, por një blerje zyrtare e klubit të madh gjerman, që është një nga më adaptët për lojtarët e rinj.

Erling Braut Haland vjen pas një sezoni impresionues, me 28 gola të shënuar, ndaj dhe ishte vënë në shënjestrën e klubeve të mëdha europiane. Ai ka bërë një zgjedhje befasuese, duke shkuar në Bundesligë. Sulmuesi i ri ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe do të bashkohet me klubin e ri më 3 janar. “Do të jetë e pabesueshme të luaj përpara 80 mijë tifozëve”, – ka thënë norvegjezi, duke iu referuar stadiumit të Borusias, “Signal Iduna Park” dhe të ashtuquajturit “muri i verdhë”.

Video e prezantimit të Haland nga Borusia Dortmund. Gazeta Si, 29 dhjetor 2019

Borusia Dortmund bën kështu goditjen e madhe të merkatos së dimrit që për Mançester Junajtid dhe Juventusin vjen si një “rrufe në qiell të hapur” dhe tani duhet të shohin alternativa të tjera për sulmues. Haland, i datëlindjes 2000, ka qenë protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Salcburgun, me një rendiment të jashtëzakonshëm, 28 gola në të gjitha kompeticionet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë