Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është në borxh me OSBE-në dhe Presidencën e radhës të kësaj organizate e sheh jo vetëm si përgjegjësi, por edhe si një mundësi për t’i kthyer mbrapsht këtë borxh.
“Ndjej mundësinë e madhe për të dhënë diçka mbrapsht për organizatën tonë, pasi OSBE-ja i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë në kaq shumë vjet. Ndërkohë që Europa shenjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në formën më të mirë. Për të qenë kuptimplotë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjeshtë fjalët kyce, por objektivat tona të përbashkëta. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit, parimi i të drejtave territoriale dhe të drejtat e njeriut mbeten recetë e thjeshtë dhe objektive”, thotë Rama.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e marrjes zyrtarisht të kryesimit, Rama foli për “pakënaqësitë” që mund të shkaktojnë përfaqësitë e këtij organizmi nëpër vendet anëtare.
“Nuk më pëlqen OSBE kur jam në Qeveri, se më duket shumë e ashpër. Nuk më pëlqente as kur isha në opozitë se më dukej shumë e butë”, u shpreh ai.
Në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Rama prezantoi tre objektivat e presidencës shqiptare të OSBE-së, që janë bashkëpunimi e fuqizimi i dialogut për zgjidhjen e konflikteve dhe krizave, si ajo në Ukrainë, barazia gjinore dhe lufta kundër korrupsionit.
Si ministër i Jashtëm i një vendi që drejton OSBE-në, Rama do të vizitojë Ukrainën dhe më pas edhe Rusinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje