Futboll

Kupa/ Tradita e së Parës përballë Superiores, në lojë një “biletë” europiane

Luhen sot 7 nga 8 ndeshjet e fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, kampeticioni që mundëson pjesëmarrjen në Kupat e Europës me një “biletë”, për të cilën rivaliteti është i madh. Është momenti, kur ato skuadra që e shohin se e kanë të vështirë të shkojnë në Europë nga kampionati, e përqendrojnë vëmendjen te Kupa. Në këtë fazë marrin pjesë 10 skuadrat e Superiores dhe 6 nga skuadrat me më shumë traditë të Kategorisë së së Parë, si Besa, Besëlidhja, Lushnja, Apolonia, Kastrioti dhe Erzeni.

Skema e këtij kompeticioni është e tillë, që ndeshjet e para të 1/8-ve luhen në fushat e skuadrave më të dobëta në letër. Skuadrat favorite luajnë jashtë fushe, ndërkohë që kemi dy përplasje mes skuadrave të Superiores, Vllaznia-Flamurtari dhe Bylis-Laçi. Kjo e fundit është programuar të zhvillohet nesër. Disa nga skuadrat më të mira të elitës, që kanë një organikë më të plotë, pritet që sot t’u besojnë lojtarëve të stolit, duke qenë se për kualifikimin e kanë edhe ndeshjen e kthimit në dispozicion.

Lojtaret e Kukësit, duke festuar fitoren e Kupës së Shqipërisë edicionin e fudnit. Gazeta Si, 29 janar 2020

Edicionin e fundit të Kupës së Shqipërisë e ka fituar Kukësi, që mundi në finale Tiranën. Skuadra verilindore ndeshet me Lushnjën dhe mendohet ta ketë të lehtë kualifikimin.

Sot, orë 14:00
Apolonia-Luftëtari
Besa-Skënderbeu
Besëlidhja-Partizani
Erzeni-Teuta
Kastrioti-Tirana
Lushnja-Kukësi
Vllaznia-Flamurtari
Nesër
Bylis-Laçi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë