Bashkimi Europian i ka rekomanduar vendet anëtare të mos e blejnë teknologjinë 5G nga Huawei, nëse zbulohet se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
Sipas një dokumenti udhëzues të hartuar nga Komisioni Europian, Brukseli zyrtar pritet të vendosë sanksione kompanisë kineze nëse ajo shkel rregullat e unionit, duke kufizuar jo vetëm shitjen e teknologjisë 5G por edhe telefonave Huawei në Europë.
Dokumenti sugjeron që BE-ja mund të përdorë politika tregtare kundër firmave të huaja që shkelin ligjet e bllokut europian, siç është marrja e subvencioneve të paligjshme nga qeveria ose ndarja e të dhënave të konsumatorëve me qeveritë e huaja.
Administrata Trump e konsideron Huawei si një mjet spiunazhi. Ajo ka ndaluar agjencitë federale të blejnë pajisje Huawei dhe ka kufizuar firmat amerikane ta përdorin.
Zyrtarët në disa vende të BE gjithashtu kanë paralajmëruar se kompania mund të shkëmbejë të dhëna me qeverinë kineze. Huawei ka thënë se nuk do t’i dorëzonte kurrë të dhënat e rrjetit në Pekin, por shumë prej vendeve anëtare janë të shqetësuara.
SHBA dhe disa zyrtarë europianë kanë thënë gjithashtu se Kina i siguron subvencione të padrejta Huaweit, i cili është bërë prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomit. Kompania ka marrë deri në 75 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria kineze.
Dokumenti i BE-së nuk është ligjërisht i detyrueshëm sepse vendet anëtare janë përgjegjëse për masat e tyre të sigurisë kombëtare, por ai u jep vendeve një model se çfarë duhet të bëjnë.
“Duke qënë se dokumenti nuk kërkon në mënyrë të qartë mos blerjen e teknologjisë Huawei nga rrjetet 5G, disa vende mund ta përdorin atë për të justifikuar blerjen e kësaj teknologjie nga kompania, tha Kaan Sahin, anëtar i Këshillit gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Ata duan të sigurojnë që ata mbajnë aftësinë për të marrë vendime autonome në lidhje me atë që teknologjitë përfundojnë duke drejtuar ekonominë e tyre,” tha Kevin Allison, një analist për çështjet e politikave të teknologjisë në Eurasia Group, një kompani këshilluese me rrezik politik.
Një zëdhënës për Huawei nuk pranoi të komentojë para se të publikohej dokumenti.
Vendet e BE-së po vendosin nëse do ta blejnë ose jo teknologjinë 5G ndërkohë që përpiqen të menaxhojnë tensionet politike me Kinën, tha Sahin.
SHBA-ja u ka bërë thirrje vendeve anëtare të distancohen nga Huawei por Gjermania dhe Britania e Madhe duket se kanë vendosur ta blejnë tekonologjinë 5G nga gjiganti kinez.
Kompanitë dhe zyrtarët qeveritarë në Evropë kanë pritur me padurim strategjinë e BE-së. Drejtuesit e rinj të Komisionit Europian që morën detyrën më 1 dhjetor theksojnë se blloku duhet të kërkojë pavarësi nga teknologjia e huaj dhe të përdorë kompani vendase. Përveç Huawei, furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve të tjera të nevojshme për infrastrukturën 5G janë “Ericsson” i Suedisë dhe “Nokia” e Finlandës.
Secili vend do të përcaktojë nëse një kompani përbën rrezik të lartë për sigurinë kombëtare. Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, rekomandon që vendet anëtare të hetojnë nëse një qeveri e huaj mund të ndërhyjë në të dhënat e kompanisë.
Dokumenti thotë që Komisioni Europian mund të përdorë masa mbrojtëse, siç janë sanksionet ndaj furnizuesve 5G që shkelin rregullat e BE-së për subvencione shtetërore ose shitjes së produkteve në vendet e huaja me çmime nën kostot e tyre të prodhimit.
Dokumenti i BE-së rekomandon që vendet të përdorin komponentë nga më shumë se një kompani, sepse “mungesa e diversitetit të furnizuesve rrit rrezikun”. Me fjalë të tjera, KE u bën thirrje vendeve anëtare ta blejnë teknologjinë 5G nga kompani të drejtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje