Politike

Ndëshkim për shkeljet e lejes së ndërtimit, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike iu përgjigj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili nga seanca plenare e kësaj të enjteje paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit.

“Edi Rama, së pari le ta nisë ndëshkimin me ata të cilët japin lejet e ndërtimit, nga ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë. Këtë katrahurë në Tiranë e ka sjellë Edi Rama për 11 vjet kryetar Bashkie dhe tani pasuesi i tij, Erjon Veliaj, të cilët japin lejet e shkatërrimit që kanë bërë të mundur betonizimin e Tiranës”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri.

Opozita e akuzon Kryeministrin për qëndrime me dy standarde.

“Edi Rama punon me dy standarde, nga njëra anë kërkon të ndëshkojë ata të cilët janë qytetarë të thjeshtë, ndërtues të cilët nuk kanë lidhje me të dhe nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërtuesit që janë klientët e tij, ata me të cilët ndan paratë dhe mbështetës të tij”, vijoi Pampuri.

Emrat e ndërtuesve që kanë shkelur lejet e ndërtimeve, PD i gjen në listën e deputetëve të socialistëve.

“Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë”, vijoi deklarata e ish-deputetes demokrate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë