Politike

Fotolajm/ Ahmetaj bën lëmsh qeverinë, "rindërton" uljen e ministrave në Parlament

Shtimi i një ministri në qeverinë “Rama”, të ministrit të shtetit pë Rindërtimin ka zënë ngushtë Parlamentin, pasi tryeza kryesore e Parlamentit ku uleshin nuk i zinte të gjithë ministrat.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij lëmshi të konstatuar edhe në seancat e mëparshme, ku ministrat janë ndjerë në siklet në vendet ku ulen, është ndryshuar vendi i uljes së ministrave të qeverisë “Rama”.

Gjashtë ministra janë zbritur nga tavolina kryesore ku uleshin disa ministra më parë, duke u ndarë në dy tavolinat e tjera që dikur rrinin ekspertët e komisioneve apo dhe punonjësit e Gardës.

Ministrat të ulur në dy nivele të ndryshme në sallën e Parlamentit. Gazeta “Si” 30 janar 2020

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuci, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi janë ulur në krahun e majtë të Parlamentit. Ndërsa ministrat e tjerë si Arben Ahmetaj, Pandeli Majko dhe Besa Shahini janë ulur në krahun e djathtë të pjesës ballore të sallës ku zhvillohen seancat parlamentare.

Kjo ka skemë e rikthyer duket se i ka krijuar më tepër hapësirë komode për ministrat që janë lart, Etilda Gjonaj, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Erjon Braçe, Elisa Spiropali, Anila Denaj, Blendi Klosi dhe Belinda Balluku, duke i cilësuar kështu edhe si personat që drejtojnë dikasteret më me peshë në qeverinë Rama.

Rama duke folur në seancën e sotme plenare

Ulja në dy shkallë të ndryshme të ministrave të qeverisë ka qenë e përdorur edhe më parë nga qeveria Rama në vitin 2017, kur kishte me shumë ministra në kabinet, apo kur ishte në koalicion qeverisës me LSI-në. Me riformatimin e qeverisë në vitin 2018, disa ministri u bashkuan dhe kjo bëri që qeveria të kishte gjithsej 15 anëtarë, duke mundësuar që ministrat ë uleshin në njëjtën një rresht në Parlament.

Qeveria ulja e ministra në tetor të 2019-ës

Më poshtë gjeni galerinë e fotove të vendosjes së ministrave në kohë të ndryshme kur Rama qeveriste vetëm pas zgjedhjeve të 2017-s, si dhe pas zgjedhjeve të 2013-s ku qeveriste në një koalicion me Lëvizjen Socialiste me Integrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë