Xhakomo Vrioni, sulmuesi i Shqipërisë, është zyrtarisht pjesë e Juventusit. Prezantimi i tij është bërë sot nga klubi i madh italian, që kishte arritur prej ditësh marrëveshjen me Sampdorian për marrjen 21-vjeçarit. Në fakt, nuk është një afrim për ekipin e parë, por për Juventusin U-23, ose për ekipin B të kampionëve në fuqi të Serisë A.
Sidoqoftë, është një hap i madh përpara për futbollistin shqiptar. Xhakomo Vrioni është aktivizuar më shumë me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, por është grumbulluar edhe me Kombëtaren A nga ish-trajneri Kristian Panuçi. Vrioni e ka të lidhur karrierën e tij me Italinë, ku është aktivizuar me skuadra si Venecia dhe Çitadela këtë sezon, ndërsa tani i bashkohet Juventusit. Është formuar si lojtar te klubi i Sampdorias, që më pas e ka huazuar në skuadra të Serisë B, ku ka mundësi të luajë rregullisht.

Në ndeshjet e fundit sulmuesi i lindur në Itali nuk është grumbulluar me kuqezinjtë, por është një lojtar me të ardhme dhe ndoshta kalimi te Juventusi do të ndihmojë për të bërë një karrierë më të mirë. Vrioni i bashkohet kështu Rey Manajt dhe Armando Brojës, lojtarë që bëjnë pjesë në klube të mëdha europiane, i pari te Barcelona dhe i dyti te Çelsi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje