Amabasadorja e re amerikane, Yuri Kim organizoi një pritje për liderët e partive politike dhe udhëheqësit shqiptarë në hotel Rogner për të bërë edhe prezantimin. Në këtë event kanë qenë prezent presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetë të Parlamentit, ministra.
Në këtë pritje të parë ka munguar kryeministri Edi Rama. Mësohet se ftesa i është drejtuar të gjithë udhëheqësve politikë, por se nuk dihet arsyeja e mungesës së liderit socialist. Ambasadorja amerikane ka shpalosur gjatë fjalës së saj tre prioritetet e saj gjatë ushtrimin të mandatit si përfaqësuesve e qeverisë amerikanë në Shqipëri.

Prioriteti i parë, sipas Kim, është që të ndihmojë Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. “Së dyti, ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive. Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë. Ndonëse këto përparësi mund të duken të përmbajtura, ato janë të lidhura pashmangshmërisht”, tha ambasadorja gjatë fjalës së saj.

Më tej ajo shpjegoi edhe pse këto tre prioritete janë të lidhura njëra me tjetrën. “Të tria këto kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur”, tha më tëj ambasadorja Kim.
Gjithashtu ajo vlerësoi edhe arritjen e paktit mes partive politike për sa i përket realizimit të reformës zgjedhore. “Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të punojnë me të gjithë ju këtu sonte dhe ju falenderoj të gjithëve paraprakisht për partneritetin dhe miqësinë tuaj”, theksoi Kim.

Për këtë pritje, vetëm kryeparlmaentari Gramoz Ruçi pati një njoftim për pjesëmarrjen e tij në këtë pritje të posaçme të ambasadores amerikane. ” Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në pritjen e Ambasadores së ShBA, në Hotel “Rogner”, me rastin e fillimit të detyrës së saj në Shqipëri. Në pritje morën pjesë personalitetëe të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, titullarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete fetare, intelektualë, përfaqësues të biznesit, medias dhe shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit të Parlamentit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje