Politike

Tërhiqet Kurti, fiton Mustafa. Konjufca do të japë dorëheqjen, e pason Osmani

Albin Kurti rezistoi gjatë përballë Isa Mustafës, por në limitet për të shkuar në seancë për të votuar të hënën qeverinë e re, Lideri i Vetvendosjes duket se është tërhequr dhe i fituar ka dalë Isa Mustafa. Glauk Konjufca, i zgjedhur njëanshëm si Kryetar i Parlamentit të Kosovës do të japë dorëheqjen. Ky post i lartë do t’i jepet LDK-së që nuk tërhiqej nga kjo kërkesë për të balancuar pushtet. Kjo duket se është ujdia e orëve të fundit mes VV dhe LDK.

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se koalicioni mes  Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria “Kurti”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”, është shprehur Bahtiri.

“Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosovën.

Konjufca pritet që të jetë Ministër i  Jashtëm i Kosovës, ndërsa në krye të Parlamentit të Kosovës pritet të vijë Vjosa Osmani, ish-kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës.

Mediat në Prishtinë thonë se të dielën pritet që këto dy parti të mbledhin organet e tyre drejtuese për ta miratuar marrëveshjen, e cila më pas do të firmoset nga Kurti dhe Mustafa.

Ndërkohë burimet nga të dyja partitë thonë se çështja e Presidentit do të diskutohet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual, Hashim Thaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë