Tirana e trajnerit Emanuel Egbo është e pandalshme. Janë 7 tashmë fitoret radhazi të skuadrës bardheblu, 6 në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Tirana ka mundur 2-1 Teutën në stadiumin “Air Albania Stadium”, për javën e 20-të. Ishte një ndeshje që i pati të gjitha brenda, gola, kartonë të verdhë e të kuq, raste të diskutueshme dhe tifozëri.
Tirana u gjend në disavantazh pas golit të Emiljano Vilës, por për ta komplikuar situatën te durrsakët kanë menduar portieri Frashëri dhe mesfushori Çyrbja. I pari i dhuroi golin e barazimit Tiranës, ndërsa i dyti doli me karton të kuq për një gjest antisportiv. Torasa shënoi edhe golin e fitores për bardheblutë, që vazhdojnë të ndjekin Kukësin në kreun e renditjes.

Kukësi fitoi me shumë lehtësi në Vlorë, ashtu siç parashikohej. Katër herë shënuan kuksianët në portën e Flamurtarit, dy herë me Shkurtajn dhe më pas me Musollin e Çemën. Vrapi shënoi golin e nderit për vlonjatët. Po kaq e lehtë ishte edhe për Partizanin në Gjirokastër. Të kuqtë më në fund kanë reaguar, por edhe ata kishin përballë një kundërshtar inegzistent, që e bëri gjithçka të lehtë për skuadrën e Sormani. Solomon, Broja dhe Melo shënon në fitoren 0-3 të Partizanit ndaj Luftëtarit.
Java e 20-të e Superiores mbyllet me dy ndeshjet e nesërme, Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje