Politike

Albin Kurti votohet kryeministër me 66 vota

Katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, Kosova u bë sot me një qeveri të re.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 66 vota pro dhe 10 abstenime. për qeverinë e re në krye Albin Kurtin, i cili po realizon sot ëndrrën e tij për t’u bërë kryeministër. Opozita bojkotoi votimin.

Duke folur përpara deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, Kurti premtoi reformë të pesëfishtë, duke prezantuar programin e qeverisë së tij për katër vitet e ardhshme.

Kurti tha se kryefjala e qeverisë së  tij do të jetë “kursimit i parave publike”. “Kursimet kanë nisur me reduktimin e ministrive nga 21 sa ishin në 15. Kurse nga 80 zëvendësministra, ne do të kemi 33. Po ashtu kursimet do të përfshijnë të gjitha fushat, duke nxitur zhvillimin ekonomik, shtimin e vendeve të reja të punës dhe ndaljen e emigrimit të qytetarëve të Kosovës për në vendet tjera europiane”, tha ai.

Kurti premtoi se buxheti do të arrijë në 3 miliardë euro. Kurse sa i përket tregut të punës, premtoi mbrojtje e të drejtave të punëtorëve, duke 8 orë punë në ditë apo 40 orë në javë. Për të respektuar këto kritere, Kurti tha se do të rrisë numrin e inspektorëve të punës që do të garantojnë zbatimin e ligjit.

Gjatë prezantimit të planit të tij qeverisës, Kurti njoftoi po ashtu se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

“Me qeverisjen tonë, shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm”, tha Kurti.

Kabineti i ri qeveritar në Prishtinë ka 5 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja. Zëvendëskryeminsitër i dytë ndërkaq është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kreu i Vetëvendosjes njoftoi po ashtu se Administrata Tatimore dhe Dogana do të bashkohen për të lehtësuar mbledhjen e tatimeve.

Në sallë ishin pranishëm deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, ambasadorë, diplomatë dhe përfaqësues të komunave. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka njoftuar se aktualisht në sallë gjenden 103 deputete. Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, pasi ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë Kurti.

Qeveria e pazakontë që pret miratimin nga kuvendi, është arritur pas gati katër muajsh negociatash mes një partitë të majtë si Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, një lëvizje politike e djathtë.

Duke folur përpara nisjes për në Kuvend, kreu i Vetëvendosjes tha se së pas gati dy dekadash në opozitë, ka mundësinë t’i shërbejë qytetarëve të Kosovës.  

“Është një kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe për jetën time politike. Për 23 vjetësh jam në opozitë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.

Rruga e gjatë drejt marrëveshjes

Fitorja e zgjedhjeve të gjashtë tetorit duket se do të ishte vetëm fillimi i karvanit të gjatë që e priste Albin Kurtin në rrugën e tij drejt kryeministrisë. Edhe pse partia e tij doli e para, Kurtit iu desh të priste dy muaj për certifikimin e rezultateve, kohë gjatë së cilës Isa Mustafa nuk pranonte të negocionte, sepse sië thoshte si, duhej numëruar edhe vota e fundit.

Ai siç e treguan edhe ditën në vazhdim, ndarja e pushtetit me LDK-në do të ishte një rrugë e gjatë, me shumë kthesa e pengesa.

Telashet nisën më hartimin e një programi të përbashkët qeveritar, por kjo do të ishte pengesa më e vogël për formimin e qeverisë së shtatë të Kosovës.

Fillimisht Lidhja Demokratike do të kërkonte më ngul postin e presidentit, për të cilin Kurti do të preferonte një kandidat të pavarur. Shumë media shkruan në atë kohë se LDK-ja kërkontë që Isa Musfata të vihej në krye të këti posti sapo presidentit aktual, Hashim Thacit t’i mbaronte mandati. Kurti ra dakort që kandidati i përbashkët për president t’i takonte LDK-së, por kjo duket se nuk ishte e mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti, Gazeta Si, 2020

Negociatat morën një kthesë të fortë kur Vetëvendosja emëroi Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit, duke bërë që negociata të bllokoheshin për disa javë rresht.

Isa Mustafa nuk do të lëshonte pe, duke kërkuar që ky post t’i takonte partisë së tij. Albin Kurti bëri rezistencë për më shumë se një muaj, por një ditë përpara se t’i mbaronte afati për formimin e qeverisë duket se u detyrua të pranonte kushtet e LDK-së.

Edhe pse u deshën katër muaj për nënshkrimin e marrëveshjes, Kurti organizoi brenda ditës referendumin e brendshëm të VV-së dhe mori brenda së dielës dritën jeshile për formimin e qeverisë me LDK-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë