Gjatë ndeshjes Milan-Verona, 1-1, objektivi i një kamere u fokusua te një tatuazh i veçantë dhe i gjatë i futbollistit spanjoll Samu Kastilejo, i cili ishte i shtrirë në tokë pas një dëmtimi. “Mamihlapinatapai” është fjala e shkruar në fund të shpinës së lojtarit të Milanit dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për domethënien e saj, që në fakt nuk e ka gjetur ende askush.
Bëhet fjalë për një fjalor që nuk përdoret më, të një gjuhe thuajse të vdekur, të gjuhës yaghan. Është një gjuhë që është folur nga një tribu në Tokën e Zjarrtë, një arkipelag pranë majës më jugore te Amerikës së Jugut. Sipas “Wikipedias”, “Mamihlapinatapai” është një nga fjalët më të vështira në botë për t’u përkthyer, ndaj dhe është futur në librin e rekordeve “Guinness”. Yamana, një nga tributë e popullatës së Tokës së Zjarrtë nuk ka ditur t’i përgjigjet pyetjes për domethënien dhe origjinën e kësaj fjale.

Në fakt, ka një përkufizim të përafërt për fjalën “Mamihlapinatapai”, sipas së cilit bëhet fjalë për aktin e “të parit të njëri-tjetrit, duke shpresuar që njëri nga të dy të bëjë diçka që të dyja palët dëshirojnë shumë të bëhet, por asnjëri nuk ka vullnetin të fillojë i pari”. Megjithatë, këndvështrimet janë të ndryshme. Disa studiues mbështesin tezën se fjala i referohet “një shikimi reciprok të thellë që shkon përtej fjalëve”. Studiues të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për “momentin e meditimit përreth zjarrit, ku gjyshërit u tregojnë historitë e tyre nipërve. Në heshtje.”
Një mister i vërtetë tatuazhi i spanjollit të Milanit, i cili nuk është shprehur personalisht për këtë çështje. Diskutimet do të vazhdojnë, ndoshta duke larguar vëmendjen nga barazimi i Milanit me Veronën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje