Ne rrjet

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës me origjinë nga Mirdita

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti duket se do të ketë në kabinetin e tij një një ministër nga Shqipëria. Ai ka emëruar kandidatin e LDK-së, Anton Quni si ministrin e ri të Mbrojtjes në Kosovë, i cili është me origjinë nga Mirdita.

Familja e Qunit u shpërngul nga fshati Selitë i Mirditës rreth 150 vite më parë, për shkak të gjakmarrjes. Nga i njëjti fshat është edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ish-gjenerali Sandër Lleshaj.

Anton Quni ka marrë pjesë në një prej betejave më të përgjakshme në Kosovë, atë të Koshares.

Ai u lind në fshatin Fshaj të Gjakovës në vitin1967, për t’u zhvendosur më pas në Prizren.

Antoni është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Ministri i ri i Mbrojtjes ka studiuar në Akademinë Ushtarake dhe me notat më të larta është graduar si Oficer i karrierës.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai braktisi Zvicrën për të ju përgjigjur kushtrimit për t’i dalë zot atdheut. U rreshtua në UÇK nën komanden e Ministrit të Mbrojtjës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Me njësinë e tij, zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Pas luftës, Antoni ka qënë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe më pas ka qënë pjesë e kabinetit të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, si përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.

Nga viti 2010, Anton Quni, ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.

Aktualisht, ai është Kryetar i LDK-së për Prizren dhe tashmë Ministër i Mbrojtjes së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë