Milani është gati për të bërë një revolucion të rëndësishëm teknik, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania, konkretisht nga “Bild”, sipas së cilës Ralf Rangnik është shumë afër firmës me klubin kuqezi. Ish-trajneri i Lajpcigut është gati të formalizojë akordin me Milanin për të mbuluar rolin e trajnerit, njëkohësisht edhe të drejtorit sportiv.
Ralf Rangnik nuk e bën për herë të parë këtë rol të dyfishtë. Është ai që e bëri të madh Lajpcigun si trajner dhe si drejtor sportiv në sezonin 2015/16, duke e ngjitur në Bundesligë klubin gjerman. Më pas mbajti vetëm rolin e drejtorit sportiv deri sezonin e kaluar, kur u kthye në stol. Aktualisht është vëzhgues për dy skuadra në pronësi të “Red Bull”-it, një amerikane dhe një braziliane. Për të në sfond është një sfidë e re: të përsërisë suksesin me Milanin.

Prestigjozja gjermane e bën gati fakt të kryer kalimin e Rangnik në krye të kubit të madh italian. Milani ka vuajtur vitet e fundit, si për të gjetur trajnerin e duhur, po ashtu edhe për njeriun e duhur që t’i bëjë merkaton. Pavarësisht shpenzimeve në këto sezone të fundit, në asnjë moment skuadra nuk ka bindur dhe nuk ka pasur një ecuri stabël. Trajneri gjerman shihet si njeriu i duhur për ta revolucionarizuar Milanin dhe tani mbetet të shihen zhvillimet konkrete. Klubi kuqezi nuk ka mbajtur ende asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje