Politike

Ruçi fton Osmanin në Tiranë: Besim të plotë te lidershipi juaj

Kryerparlamentari Gramoz Ruçi ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ruçi në mezashin e tij shpreh besimin e plotë se Osmani do ta udhëheqë Kuvendin drejt përballimit të sfidave të mëdha të zhvillimit e integrimit të Kosovës si edhe rritjes së kontributit të saj për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

“Ju uroj suksese në këtë detyrë fisnike, në shërbim të Republikës dhe qytetarëve të Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe timin personal shpreh vullnetin dhe angazhimin që bashkëpunimi ynë me Kuvendin e Republikës së Kosovës do të rritet e zgjerohet, si një nga aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit  dypalësh”, shkruan në mesazhin e tij kryeparlamentari Ruçi.

Sipas njoftimit për shtyp  “Për të diskutuar nga afër aspektet e të bashkëpunimit, zoti Ruçi e ka ftuar zonjën Osmani për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të afërt”. Osmani është e para grua që zgjidhet si kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro. Sipas marrëveshjes për bashkqeverisje, postin e kryeministrit e mban partia e parë fituese, pra VV-ja dhe postin e kryeparlmentarit, LDK-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë