Futboll

Guardiola donte ta aktivizonte portierin Nojer si mesfushor te Bajerni

Një prapaskenë interesante zbulohet për kohën kur trajneri spanjoll, Pep Guardiola, drejtonte Bajernin e Mynihut. Gjithçka e tregon Karl-Hajnc Rumenige, administratori i klubit bavarez. Gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit gjerman, Rumenige thotë se gjatë periudhës që drejtonte Bajernin, 2013-2106, trajenri aktual i Mançester Sitit donte ta aktivizonte portierin Manuel Nojer në mesfushë.

“Nojer, falë aftësive të tij mjaft të mira në lojën me këmbë, e ka revolucionarizuar rolin e portierit. Mbaj mend që Guardiola, pas fitimit të një kampionati, kishte idenë që Nojer të luante në mesfushë për një ndeshje. E hodhëm poshtë me vështirësi atë ide, sepse dikush do ta shihte atë zgjedhje si një akt arrogance. Gjithsesi, unë mendoj se Manuel do ta kishte bërë shumë mirë edhe atë rol”, – ka thënë mes të tjerash Rumenige.

Administratori i Bajernit, Karl Hajnc Rumenige. Gazeta Si, 6 shkurt 2020

Guardiola e drejtoi Bajernin për tre sezone, pas largimit nga Barcelona. Ai fitoi tituj kampion në Gjermani, por jo Championsin. Spanjolli akuzohej shpesh se e niveli i Bajernit binte në fundin e sezonit, sepse titulli kampion fitohej shumë javë para mbylljes së kampionatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë