Delegacioni i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të misionit dyditor faktmbledhës mbi situatën e pushtetit vendor në Shqipëri, sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar.
Delegacioni u takua me Presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD, Lulzim Basha, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Delegacioni ka vënë re se në nivelin lokal nuk ekziston ekziston demokracia.
“Nuk ka një demokraci funksionale në nivel qendror nëse nuk ka demokraci dhe pluralizëm në nivel vendor. Fatkeqësisht, zgjedhjet vendore të 2019 nuk ndihmuan në drejtim të forcimit të demokracisë, por sollën më pak pluralizëm dhe gërryerje të mëtejshme të besimit të qytetarëve tek institucionet e vendit”, thuhet në një deklaratë të Presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE, Anders Knape.
Misioni i ardhësm monitorues i Kongresit të Autoriteteve Lokale do të zhvillohet në pranverë.
“Kongresi do të rithehet në pranverë me një delegacion për të analizuar më tej situatën pas reformës administrativo-territoriale në zbatim që prej 2015. Rezultati i raportit do të prezantohet në sesionin planetar në Strasburg”, thotë Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale, Xavier Cadoret.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje