Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së. Gjatë fjalimit, Rama ritheksoi tre prioritetet që i ka vendosur vetes Presidenca shqiptare, mes të cilave është edhe zgjidhja e konfliktit në Ukrainë.
Rama deklaroi se do të këmbëngulë tek dialogu mes palëve, ndërsa kërkoi që Organizata e Kombeve të Bashkuara që të mos përjashtojë mundësinë e dërgimit të një misioni paqeruajtës në Ukrainë, pavarësisht se në këtë zonë ka një mision të OSBE që vëzhgon zbatimin e marrëveshjes së paqes.
“Nuk duhet të përjashtohet një mision paqeruajtës i OKB në zonën e konfliktit në Rusi dhe Ukrainë. Monitorimi ka dhënë një rezultat të mirë por gjatë ditës, pasi kur bie nata, fillojnë të shtënat. Për këtë duhet mision paqeruajtës, pasi monitorimi nuk mund të bëj dot gjë”, deklaroi ai.
Pikat kyçe ku tha se do të përqëndrohet puna në drejtimin e OSBE-së, Rama përmendi siguria ndërkombëtare, promovimi i të drejtave të njeriut dhe shteti i së drejtësi.
Ndërkohë, po në cilësinë e Presidentit të OSBE-së, Kryeministri Rama do të vizitojë Rusinë më brenda këtij muaji. Top Channel thotë se vizita do të realizohet më 26 shkurt, duke cituar këtu burime nga zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë.
Agjenda dhe takimet që do të ketë Rama në Moskë mbeten ende për t’u zbardhur, por edhe pse në cilësinë e Presidentit të OSBE-së, ai shndërrohet në Kryeministrin e parë shqiptar që viziton Rusinë, pas Aleksandër Meksit, që e ka bërë një gjë të tillë në vitin 1995.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje