Futboll

Gereth Bejl braktis Realin, tifozët nuk e durojnë më uellsianin

Real Madrid dhe Barcelona janë eliminuar befasisht nga Kupa e Mbretit. Madrilenët janë mundur në “Santiago Barnabeu” nga Real Sociedad, me rezultatin 3-4, ndërsa Barcelona u mund 1-0 në fushën e Atletiko Bilbaos. Dy klubet e mëdha kanë çështje të hapura dhe te Reali rikthehet në skenë Gereth Bejl. Ai nuk i ndoqi nga afër përpjekjet e dështuara të shokëve të tij për ta përmbysur rezultatin, sepse ishte larguar nga stadiumi.

Me sjelljen e tij uellsiani e ka vërtetuar shumë qartë se është i ndarë nga skuadra. Ai nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje dhe po e shihte atë nga tribuna, por u largua pas 70 minutash, kur rezultati ishte 1-4. Bejl ka qenë i fokusuar nga kamerat dhe si zakonisht e ka lënë stadiumin para mbylljes së ndeshjes. Është një situatë aspak normale për sulmuesin uellsian. Në verë ai ishte jashtë planeve të trajnerit Zidan, por në fund qëndroi. Kualiteti dhe përvoja e tij ishin të nevojshme për një skuadër që kishte mungesë besimi.

Gereth Bejl, duke marrë ndihmën mjekësore pas një dëmtimi. Gazeta Si, 7 shkurt 2020

Por banderola e famshme “Uells, Golf, Madrid” duket se ka krijuar një “qark të shkurtër” me tifozët e Realit, të cilët e vërshëllyen gjatë ndeshjes me Real Sociedadin, para eliminimit nga Kupa e Mbretit. Në 5 ndeshjet e fundit Bejl nuk është grumbulluar. Ai ka qenë në fushë vetëm ndaj Unionistad në Kupën e Mbretit, ku shënoi dhe u zëvendësua. Me rendimentin në fushë ai ka treguar se nuk ishte në nivelin më të mirë dhe për këtë arsye i kërkoi trajnerit Zidan të mos e grumbullonte, as në Kupë, ku francezi mund t’i besonte një fanellë titullari për të bërë rotacion në skuadër. Aventura e Bejlit te Reali duket e mbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë