Një gol i shënuar nga Kobinah 4 minuta para fundit të ndeshjes i ka dhënë Tiranës fitoren minimale në stadiumin “Loro Boriçi”. Një fitore që e ngjit skuadrën e trajnerit Egbo në vend të parë, në kuotën e 40 pikëve. Bardheblutë presin sot të qetë dhe entuziastë ndeshjet e tjera, duke shpresuar që Kukësi i vendit të dytë të ndalet nga Laçi.
Nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, Tirana nuk po di të ndalet dhe fitorja në Shkodër është një konfirmim i forcës së kësaj skuadre, për të cilën askush nuk ka më dyshime se është pretendonte serioze për titullin kampion. Me sa duket, Tirana paska pasur nevojë vetëm për pak qetësi dhe vetëbesim, sepse lojtarët janë po ata. Është fitorja e tetë radhazi për kryeqytetasit, që po kalojnë një moment të artë.
Kobinah realizoi me një gjuajtje në hyrje të zonës, duke përfituar edhe nga një reagim jo i saktë i portierit Sherri. Vllaznia, pas kësaj humbjeje, mbetet në pozita të vështira, afër fundit të klasifikimit. Ndeshja nuk pati asnjë problem, ndryshe nga herët e tjera. Tifozët kane qenë më të përmbajtur këtë herë dhe kanë përkrahur skuadra e tyre të zemrës. Në fund kanë festuar ata që kishin shkuar nga kryeqyteti, kurse shkodranët dolën të zhgënjyer.
Nesër luhen 4 ndeshjet e tjera të javës së 21-të të Superiores, Kukësi-Laçi, Partizani-Flamurtari, Teuta-Luftëtari dhe Skënderbeu-Bylis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje