Është zhvilluar të dielën Asambleja e Jashtëzakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), pas së cilës duket se është vendosur paqja momentale, duke qenë se përpara janë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Asambleja zgjati rreth 5 orë dhe sekretari i KOKSH-it, Stavri Bello, deklaroi dorëheqjen pas 23 vitesh në këtë post.
Kohët e fundit ka pasur akuza të ashpra për keqmenaxhim fondesh mes sekretarit Bello dhe presidentit të KOKSH-it, Viron Bezhani. Në fjalën e tij Bello kërkoi që edhe Bezhani të japë dorëheqjen si ai, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Asambleja. Në fund të saj është rënë dakord që brenda këtij viti të mbahet Asambleja Zgjedhore për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
Për momentin, gjithçka do të vazhdojë si më parë. Sekretari Stavri Bello, pavarësisht se ka deklaruar dorëheqjen, do të vazhdojë punën deri në zgjedhjet e reja. Qëllimi është që situata të jetë sa më e qetë për përgatitjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, që mbahen në muajt korrik-gusht në Japoni. Pas Olimpiadës do të caktohet edhe data e saktë e zgjedhjeve, që duhet të kryhen brenda vitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje