Reforma zgjedhore është edhe në vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm të Bashkimit Europian. Në Tirnë mësohet se ka mbërritur Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën Qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ai ka pasur disa takime me përfaqësues të partive politike në vend dhe në fokus të bisedimeve ka qenë reforma zgjedhore dhe realizimi sa më i shpejtë i saj. Konstantino ka pasur takime me bashkëkryetarin socialistë të komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri. Sipas një postimi në rrjetet sociale, socialisti Gjiknuri bën të ditur se e ka njohur zyrtarin e e DASH për punën e bërë deri më tani pë realizimin e reformës zgjedhore. Sipas Gjiknurit, zyrtari amerikan nxiti vazhdimin e dialogut.

“E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore”, shkruan Gjiknuri.

Më herët zyrtari amerikan u takua edhe me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili. Sipas tij është diskutuar edhe në lidhje për situatën politike në vend dhe për reformën në drejtësi.
Për Vasilin, integrimi Evropian kalon nga plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut dhe se reforma në drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas 21-22 korrikut. Për LSI-në deformimi i 7 ligjeve të reformës në funksion të kapjes nga rilindja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje