Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të dëshmojë të enjten para një komiteti të Bundestangut Gjerman për shkak të emërimit ekspertëve të jashtëm gjatë kohës së ishte ministre e mbrojtjes. Hetimi i cili ka nisur prej më shumë se një viti, vjen për shkak të dyshimeve se emërimi i tyre mund të përbëjë shkelje të sigurisë kombëtare gjermane.
Von der Leyen ishte ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë nga fundi i vitit 2013 deri në emërimin e saj të papritur në korrik për të udhëhequr Komisionin Europian. Mandati i saj si shefe e mbrojtjes u shoqërua me skandale të ndryshme dhe me një hetim parlamentar që po shqyrton nëse emërimi i ekspertëve të jashtëm, i cili i kushtoi Gjermanisë shumë shtrenjtë, ishte kryer sipas procedurave të duhura.
Po ashtu ligjvënësit e opozitës kanë ngritur pyetje në lidhje me fshirjen e të dhënave në dy celularë të përdorur nga Von der Leyen. Presidentja e KE-së ka thënë se ajo i dorëzoi telefonat përsëri në ministri dhe nuk ishte në dijeni të të dhënave që ishin fshirë.
Dëshmia e Von der Leyen vjen pas dëgjimit të 30 dëshmitarëve dhe pritet të përcaktojë rrugën që do të marrë hetimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje