Reforma zgjedhore tashmë është totalisht në dorën e Partisë Socialiste, pasi mazhoranca në çdo lëvizje të saj në kuvend nuk i ka pasur kundër votat nga opozita e re parlamentare. Madje edhe ulja në një tryezë duke e nxjerrë jashtë loje Parlamentin është bërë me vetëdije nga socialistët, pasi ata mund të ketë në dorë “dhe kulaçin dhe kërbaçin”.
Sipas një vëzhgimi të Gazeta “Si”, janë të paktën 14 deputetë të opozitës që votojnë pro në mënyrë sistematike pro çdo nisme të mazhorancës, të cilët kanë shkaktuar debate të forta politike dhe që kërkojnë një shumicë të cilësuar të votave. Kështu kanë votuar pro ligjeve për paketën Antishpifje, apo rrëzimit të disa dekreteve të paraqitur nga presidenti Ilir Meta, por edhe vota pro emërimit të ministrave, siç ishte rasti i caktimit të Arben Ahmetajt, edhe pse lidhej me çështjen e rindërtimit të pasojave të tërmetit. Gjithashtu pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës kanë habitur duke votuar pro buxhetit apo dhe paketës fiskale të paraqitur në dhjetor e vitit të kaluar. Dy ligjet e fundit për betimin te noterit i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe hetimi i shpejtë dhe marrja e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve u votuan me 86 dhe 87 vota pro.
Votat për ligjin e shmangies së presidentit për anëtarët e Kushtetueses
Janë 14 deputetët që kanë votuar pro qëndrimeve të PS-së për ligjet e forta. Ata janë Amra Borova; Nimet Musai; Aurora Mara; Ylli Shehu, Klajdi Qama; Eugen Bojaxhi; Koçi Tahiri; Ramazan Gjuzi; Selami Jenishehri; Kujtim Gjuzi; Edmond Stojku; Edmond Rrushi; Ediola Braha dhe Krenar Rryçi. Në çështjet e nxehta ata mbajtën anën e mazhorancës, edhe pse një pjesë e tyre kanë diskutuar kundër qeverisë. Këta deputetë votuan edhe në seancën e fundit për t’i hequr kompetencën presidentit edhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pjesa më e madhe e deputetëve që kanë dalë nga qëndrimi opozitar janë ata që dolën nga lista e LSI-së, partia që dikur kishte kryetar Ilir Metën, por që doli më e dëmtuara nga dorëzimi i mandateve, pasi 18 vendet vakante iu plotësuan të gjitha.
Deputetët e tjerë vijnë nga lista e PD-së, por që kryesisht kanë qenë në listë për shkak se kanë qenë aleatë të demokratëve. Rekordin e votave pro çdo nisme të qeverisë e mbajnë Koçi Tahiri, Selami Jenishehri, Ramazan Gjuzi, Klajdi Qama, të cilët kanë votuar pro. Pro këtyre nismave rezulton se ka votuar Nimet Musai, edhe pse është kryetari i grupit parlamentar të opozitës “I Pavarur”, që i rri natyrshëm kostumi i opozitarit kundër.
Votat për hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Shumica e cilësuar, 2 vota larg ndryshimit të Kushtetutës
Aktualisht Parlamenti ka 122 deputetë, pasi një pjesë e listës së kandidatëve të PD nuk pranuan që të merrnin mandatit. Socialistët kanë 77 mandate, duke përfshirë dy mandatet e deputetëve të PDIU-së, Eleni Xhina dhe Reme Lala që i janë bashkuar mazhorancës. Opozita është ndarë me dy grupe parlamentare; Grupi “I Pavarur” ku janë rreshtuar deputetët e listës së dalë nga LSI-ja, dhe grupi “Demokrat”. Ka një bërthamë më unike grupi “Demokrat” me nëntë deputetë që ka si kryetare Rudina Hajdarin, edhe pse ka përplasje brenda tyre. Korab Lita, Rudina Hajdari, Arlind Çaçani, Fajtona Dhimitri, Halil Jakimi, Arben Elezi, Alban Zeneli dhe Myslim Murrizi janë deputetë që janë në këtë grup Parlament, që kanë hedhur poshtë nismat e mazhorancës. Votat e tyre kanë qenë abstenuese, kundër ose nuk marrë pjesë në procesin e votimit. Këtij qëndrimi i janë bashkuar Artur Roshi, Erion Piciri dhe Adriatik Alimadhi, që nuk janë rreshtuar në një grupim parlamentar.
Si votuan deputetët e opozitës gjatë Janarit
Ndërsa Grupi “I Pavarur” përbëhet nga deputetët Ylli Shehu, Nimet Musai, Aurora Mara, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Enver Roshi, Enada Kapllani, Ralf Gjoni dhe Amra Barova. Ky grup nuk ka qëndrime unike, është i përçarë, dhe deputeti Ralf Gjoni është një zë kritik kundër qeverisë në këtë grupim. Pjesa tjetër janë deputetë jashtë grupeve parlamentare, opozitarë që janë më shumë se dy grupet “Demokrat” dhe “I Pavarur”. Ndërsa opozitarë që janë jashtë grupeve parlamentare regjistrohen gjithsej 24.
Nëse shifra e 14 deputetëve është e pandryshuar nga radhët e opozitës, atëherë socialistët mund ta ndryshojnë pa problem Kodin Zgjedhor, duke mos pasur nevojën e grupit “Demokrat”, që bën pjesë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Korab Lita. Me këto 14 deputetët e opozitës, socialistët kanë 91 vota, që e kalojnë kuotën e 84 votave për të votuar Kodin Zgjedhor. Madje socialistët për dy vota që mund t’i gjejnë në radhët e opozitës mund të ndryshojnë pa problem edhe Kushtetutën, e kjo në rast se ka një pakt me Partinë Demokratike që reforma zgjedhore të prekë sistemin, çfarë nënkupton edhe ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit shqiptar.
Si votuat deputët e opozitës gjatë Dhjetorit dhe për buxheti dhe Paketën Antishpifje
Opozita tashmë është një fasadë.Në diskutimet e herëpashershme deputeti Korab Lita, i zhgënjyer nga fakti shprehet se “pranuan mandatet për të ndryshuar sistemin dhe ofrimin e një politike të re, por që PS dhe PD janë unike në mos ndryshimin e sistemit politik.
14 deputetët që votuan kundër Metës dhe pro nismave me 84 vota
Amra Borova
Nimet Musai
Aurora Mara
Ylli Shehu
Klajdi Qama
Eugen Bojaxhi
Koçi Tahiri
Ramazan Gjuzi
Selami Jenishehri
Kujtim Gjuzi
Edmond Stojku
Edmond Rrushi
Ediola Braha
Krenar Rryçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje