Do të jenë tetë kandidatë që do të vijojnë “betejën” për t’u zgjedhur si drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK bëri të ditur se nga 18 kandidatë që iu nënshtruan testin fizik dhe atij teorik janë kualifikuar vetëm tetë prej tyre. Aida Veizaj; Ardian Çipa; Artur Beu; Ervin Hodaj; Gentjan Shehaj; Lindita Nushi; Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj janë emrat që kanë kaluar testin fizik dhe logjik. Në garë më herët hynë 40 aplikantë që nga avokatë, policë apo edhe ish-oficerë policie që jetonin jashtë Shqipërisë. Disa prej tyre u skualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret formale, përfshi edhe kushtin e shtetësisë shqiptare. Më pas lista u reduktua në 18, pasi vetë këto persona plotësonin kriteret për konkurruar për FBI-në shqiptare, që cilësohet Byroja Kombëtar e Hetimit.

Sipas njoftimit për shtyp, komisioni i përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes. Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

“Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë”, thuhet në njoftim e SPAK.

Testimi është kryer në vëzhgimin e monitorimin e ambasadës amerikane dhe se shpejti tetë kandidatët do t’i nënshtrohen edhe testimit të poligrafisë, të makinës të së vërtetës. Për këtë ambasada e SHBA ka certifikuar pesë ekspertët shqiptarë, të cilët do të përdorin për herë të parë poligrafinë ndaj zyrtarëve që do të jenë pjesë e BKH-së.
Tetë kandidatët e kualifikuar
Aida Veizaj
Ardian Çipa
Artur Beu
Ervin Hodaj
Gentjan Shehaj
Lindita Nushi
Idajet Faskaj
Ylli Pjetërnikaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje