Për herë të parë Rei Manaj u grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës për ndeshjen me Getafen, duke qenë se katalanasit kanë probleme me lojtarët e dëmtuar në sulm. Ishte një shans i mirë për të luajtur në “Kamp Nou”, por sulmuesi i Kombëtares nuk e pati këtë fat. Manaj qëndroi gjithë kohën në stol.
Barcelona fitoi 2-1 ndaj Getafes dhe tani kryeson me pikë të barabarta me Realin. Trajneri Kike Setien e kreu ndërrimin e parë që në pjesën e parë, pasi Zhordi Alba u dëmtua. Në ndërrimet e pjesës së dytë, asnjëri nuk i takoi futbollistit shqiptar, i cili e ka shijuar si “tifoz” nga stoli këtë fitore. Golat për katalanasit u shënuan nga Grizman dhe Roberto. Tre sulmuesit e tjetër përveç Manajt ishin titullarë, Mesi, Grizman dhe Ansu Fati. Në pjesën e dytë u aktivizuan Rakitiç dhe Vidal.
Manaj iu bashkua Barcelonës B para pak javësh dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur fatin të stërvitet me Mesin dhe yjet e tjerë të ekipit të parë. Për të luajtur, duhet të presë ende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje