Politike

PD krah të Metës, Bardhi: SPAK të veprojë urgjent ndaj Dvoranit

Partia Demokratike mbështet qëndrimin e presidentit Ilir Meta kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi më anë të një reagimi për median u shpreh se dakordësohet me akuzat e presidentit Ilir Meta në drejtim të kreut të KED-së. Sipas Bardhit, Ardian Dvorani përdoret si mekanizëm nga kryeministri Edi Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.”
Bardhi shprehet se manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror, ndërsa i bën thirrje SPAK që të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
“Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të pasur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur”, shkruan Bardhi.
Presidenti Meta nxori disa fakte të reja kundër kreut të KED-së, Dvorani, duke e akuzuar si përpjekje të qëllimta për t’i marrë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, një kompetencë e kreut të shtetit, pasi ka tentuar të shpallë si fituese anëtaren Arta Vorpsi.
Meta publikoi disa fakte shtesë, duke bërë të ditur se do të kërkonte si shtonte në kallëzim penal të ushtruar Dvoranit në prokurori për uzurpim të qëllimshëm të kompetencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë