Lajme

Armë zjarri dhe drogë, arrestohet 32-vjeçari nga Memaliaj

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar,pasi është kapur me armë zjarri dhe një sasi droge.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, të Bashkisë Memaliaj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia i ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë