Lajme

Xhamajka njeh Kosovën; Presidenti Thaçi: Rezultat i punës së vështirë dhe lobimit të kongresistit Engel

Përmes një postimi në “Twitter” presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Më tej, presidenti Thaçi thotë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë