“Tani FIFA ka një pozicion më solid”, – shkruan Xhani Infantino në një letër të dërguar papritur në gazetat dhe agjencitë e lajmeve të gjithë botës. Me këtë letër ai bën të ditur ka tashmë një projekt të ri, ku synohet ndryshimi i futbollit të së ardhmes nga pikëpamja e rregullores, kompeticioneve, luftës ndaj racizmit, teknologjisë dhe raporteve politike. Presidenti i FIFA-s ka evidentuar 10 pikë dhe premton se do të impenjohet menjëherë për t’i zbatuar ato.
Projekti i Infantinos quhet “Vision 2020-23” dhe ka si qëllim ta bëjë futbollin vërtet global. Ja cilat janë konkretisht pikat, ku numri 1 i FIFA-s gjykon se duhet punuar për përmirësimin e futbollit.
1) Një kalendar ndërkombëtar për të gjithë, i përshtatshëm për rrethanat e gjithë kontinenteve.
2) Përmirësimi i rregullave të lojës për një futboll sa më sulmues.
3) Reformë në sistemin e transferimeve, me objektivin që paratë të mbeten në futboll (në sensin për të mos shkuar te ndërmjetësit).
4) Mekanizma të reja për mbrojtjen ekonomike, fizike, kontraktuale të lojtarëve, trajnerëve dhe klubeve.
5) Promovim dhe zhvillim të Botërorit të ri të klubeve.
6) Konsulta të rregullta dhe periodike mes gjithë subjekteve të futbollit.
7) Mbështetje për turnetë nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe ambientale.
8) Reformë në sistemin e turneve (një pikë që nuk do t’i pëlqejë UEFA-s, që gjithmonë ka qenë kundër).
9) Investime për VAR-in, për ta bërë të aksesueshëm për të gjithë, duke përmirësuar komunikimin me arbitrat.
10) Luftë ndaj racizmi, mbrojtje të të drejtave njerëzore, fuqizim të futbollit femëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje