Përveç vendimeve të marra për situatën aktuale, për t’u mbrojtur nga koronavirusi, vështrimi i autoriteteve sportive është hedhur edhe pak më tej, në javët e ardhshme të kampionateve dhe në aktivitetet ndërkombëtare të verës, siç janë për shembull Lojërat Olimpike Tokyo 2020, apo edhe Europiani 2020. Ka shumë diskutime ende për të luajtur me apo pa tifozë këtë fundjavë. Është rikthyer hipoteza e luajtjes së Juventus-Inter me tifozë, por vendimi përfundimtar do të merret të shtunën.
Në Spanjë ndërkohë është regjistruar rasti i dytë i një pacienti të infektuar nga koronavirusi. Është një gazetar nga Valencia, i cili ka qenë i pranishëm në “San Siro” të Milanos për të ndjekur nga afër ndeshjen me Atalantën në Champions League. Një lajm ky i konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.
Në Itali, një futbollist i Toskanës, që merr pjesë në Serinë C, ka rezultuar pozitiv. Ai kishte shfaqur simptoma gripi të shtunën e kaluar dhe pas analizave të kryera nga shërbimi mjekësor, ai ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. Skuadra e tij nuk do të zhvillojë stërvitje sot, një masë kjo për parandalimin e përhapjes së virusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje