Politike

PD kërkon informacion për hetimet e zgjedhjeve në Lezhë

Partia Demokratike Lezhë i është ridrejtuar Prokurorisë duke kërkuar “zbardhjen e fakteve manipulative të skandalit të votimeve të 30 qershorit në Bashkinë Lezhë”.

Kërkesa i është dërguar Prokurorisë këtë të premte.

Në një njoftim të bërë nga Partia Demokratike, në padinë penale të bërë nga ana e PD kemi sjellë fakte dhe të dhëna të pakontestueshme të maskaradës së 30 qershorit, ndaj PD kërkon informacion ndaj avancimit të hetimeve.

Në letrën dërguar Prokurorisë, PD kërkon të njihet me fazën në të cilën ndodhen hetimet e kryera, si dhe nëse janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale determinante materialet zgjedhore të Qendrave të Votimit.

Ndërkohë, PD Lezhë i bën apel Prokurorisë që të jetë profesionale dhe korrekte në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje.

Dokumenti i publikuar nga PD

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë