Dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste ka mbushur Pallatin e Kongreseve me gratë socialisëve. Pikërisht kjo ditë e parë i është kushtuar roli të gruas dhe fuqizimit të saj në partië që sot është në pushtet. Motoja “Edhe 1” ishte në këtë kongres që parashikon nismën për të përfshirë në anëtarësinë e PS-së edhe një grua më shumë. Në nisje të punimeve, në kuadër të masave që janë marrë për koronavirusin, në hollin e Pallatit të Kongreseve janë vendosur dezinfektues me bazë alkooli për duart për të hequr mikrobet.
Me këngën në sfond “First be a woman”, në ekranin gjigand në Pallatin e Kongreseve janë shfaqur gratë që iu bashkuan PS-së në momentet më kritike të saj, duke filluar që nga Arta Dade, e cila sot mungon në këtë sallë, e më pas të Ermelinda Meksit, Makbule Çeços, Valentina Leksajt, Rudina Seserit, duke përfunduar me gratë e afruar së fundmi në PS, si Belinda Balluku, Besa Shahini dhe Blerina Gjylameti, etj.
Kongresi u hap nga Lindita Nikolla, kryetarja e Forumit të Gruas, e cila në fjalën e saj theksohet se tashmë numërohen mbi 3 mijë anëtare të PS-së si pasojë e fushatës “Edhe 1”.
Ndërsa në fjalën e saj, Nikolla përmendi edhe sulmet verbale ndaj grave të politikës, duke përmendur këtu sulmet ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
“Nuk flas për baltën sepse frigohem se mos kthehen në barrierën e parë për shumë gra dhe vajza që duan të jenë pjesë e politikës. Përgjigja jonë nuk do të jetë me të njëjtën monedhë. Nuk ka tradhti më të madhe që i bëhet kauzës dhe misionit tonë nga dhuna verbale dhe vulgariteti sikur vjen nga gratë e politikës, si rasti i ditëve të fundit ndaj ministres së Drejtësisë. Do të ngremë zërin për problemet tona. Do të bashkëpunojmë me burrat por edhe do të përballemi me ata” tha ajo.
Për Nikollën, Rama është lideri që ka bërë të mundur për të rritur përfaqësimin e grave në politikë, e këtë e ka provuar qëkur mbante postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Kongresi do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ku i pranishëm pritet të jetë dhe Kryeministri Edi Rama. Zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i 3 ditëve për socialistët në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.
Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe agjenda e partisë deri në vitin 2020. Ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.
Të shtunën, që është edhe dita më e rëndësishme e punimeve, diskutimet do të përqendrohen në politikat kryesore qeverisëse, si rindërtimi pas tërmetit të 26-nëntorit, drejtësia, sundimi i ligjit, pakti për universitetin apo integrimi në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, në ambientet e Pallatit të Kongreseve është filmuar edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa kryesocialisti Edi Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje