Politike

Meta: Socialistët si specialista, më kandiduan deputet se nuk pranonte askush

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi Xhevahir Spahiun në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: ““Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”.
Në ceremoninë e vlerësimit, kreu i shtetit ka thyer protokollin dhe ka treguar lidhjen e veçantë me Xhevahir Spahiun, për të cilin tha se ka meritën pasi e futi kreun e shtetit në politikë në 1992. Ai rrëfeu socialistët e futën si deputet në zonën e Skraparit, pasi nuk pranonte askush të kandidonte.

Presidenti duke dekoruar poetin Xhevahir Spahiu


“Meqë protokolli u thye, po e thyej dhe unë. Ne kemi lidhje të veçantë, nëse disa nga ju më pëlqejnë mua nëse disa jo, kjo është merita apo përgjegjësia e Xhevahir Spahiut se unë asnjëherë nuk kisha ndërmend të bëhesha deputet apo t’i hyja jetës politike. Në 1992 iu luta Xhevahir Spahiut që të kandidonte në zonën e Skraparit nga vijmë të dy. Ai nuk pranoi, kështu që socialistët si specialista që ishin, më futën mua aty me idenë që zgjidhu ti tani në ’92 se nuk pranonte njeri e pastaj vazhdo ikë jashtë shtetit për studime, e kështu me radhë. Kështu që Xhevo faleminderit për ato privilegje që unë kam patur në jetën politike, sepse të jesh deputet është privilegj, por edhe për ato taksirate që kam patur”, rrëfeu Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë