Dy parrulla janë shfaqur mëngjesin e së dielës përpara selisë së Ligës në Milano. Janë tifozët e Interit që kontestojnë fuqishëm vendimin e Ligës për shtyrjen e ndeshjeve. Ata kërkojnë respekt për futbollin dhe për tifozët. Pas vendimit të shtyrjes së ndeshjes Juventus-Inter për më 13 mars, i pari reagoi drejtuesi i klubit zikaltër, Marota, i cili foli për një kampionat fals. Tani reagojnë edhe tifozët.
Një grup ultrasish zikaltër janë grumbulluar përpara selisë së Ligës, që sot ka pasur një takim të jashtëzakonshëm, një “call conference” me klubet për të vendosur në lidhje me marrjen e masave për kampionatin në kushtet e emergjencës së koronavirusit. Pesë ndeshje janë shtyrë, duke krijuar kaos në kampionatin italian. Presidenti i Ligës, Dal Pino, pasi hodhi poshtë pretendimet e Marotës, u shpreh se u propozua që ndeshja Juventus-Inter të luhej të hënën me tifozët, por klubi nga Milano nuk pranoi.

Pas parullës së djeshme “Rikthehet Kalçopoli”, tifozët e Interit nuk janë ndalur. Ata e kanë vazhduar protestën e tyre ndaj vendimit për të shtyrë ndeshjet me dy parulla të tjera. “Ligë e padenjë, t’ju vijë turp” është parulla e parë, ku në vend të shkronjës “i” interistët kanë përdorur logon e Juventusit. Kurse në parullën tjetër shkruhet: “Respekt për futbollin, respekt për tifozët”. Kaosi vazhdon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje