Partia Demokratike thotë se asnjë student i shkëlqyer shqiptarn nuk do të mbështetet më nga shteti në ciklin e parë të studimeve bachelor.
“Nuk kanë fund vendimet arbitrare e mashtrimet e Ramës dhe të Besës ndaj studentëve, ndërsa propaganda fryhet çdo ditë. Sipas VKM për fondin e ekselencës, asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor, edhe nëse fiton të drejtën e studimit në një nga 15 universitetet më të mira të botës”, deklaroi nga selia blu, Luçiano Boçi.
PD thotë se duke filluar nga ky vit maturantët që aplikojnë në 15 universitetet më të mira në botë, duhet të heqin dorë nga ëndrra dhe merita e tyre për mbështetje financiare nga qeveria.
“Asnjë prej tyre nuk mund të shkojë më në Oksford, Harvard apo diku ku spikatja e shqiptarëve ka qenë shembullore. Fondit qesharak për ekselentët i shtohet dhe ky përjashtim”, vijoi Boçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje