Politike

Nga Dako, tek Sejdini e Qendro, kush u zgjodh në Asamblenë e PS

Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako do të jenë sërish pjesë e Asamblesë së Partisë Socialiste, pavarësisht se nuk janë më kryetarë bashkish, përkatësisht në Elbasan dhe Durrës.

Dy ish-kryebashkiakët e përfolur dhe të akuzuar edhe nga opozita ja kanë dalë mbanë që të sigurojnë votat e mjaftueshme të delegatëve nga këta dy qytete për t’u bërë pjesë e Asamblesë.

Ndërkohë, delegatët e Tiranës kanë votuar për në asamble numrin dy të bashkisë së kryeqytetit, Arbjan Mazniku dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, dy emra të përfolur, i pari për shpenzimet e paguara nga kompania Fusha gjatë një udhëtimi në Barcelonë dhe i dyti për mosveprim për lirimin e Alvinit nga kampet siriane.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është zgjedhur gjithashtu pjesë e Asamblesë së socialistëve nga votat e delegatëve të Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë