Pas mbylljes së manifestimit në sheshin “Nënë Tereza” të thirrur nga presidenti Ilir Meta, ka reaguar ambasadorja ameriakne, Yuri Kim, e cila është shprehur e befasuar se ka parë të valëvitej flamuri amerikan, madje ai është mbajtur edhe nga vetë kreu i shtetit gjatë fjalimit të tij.
“U surprizova kur pashë flamurin e SHBA-ve në “manifestim “e sotëm. Për të shmangur cdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, nuk kemi asnjë lidhje me këtë “manifestim” në mbrëmjen e sotme”, shkruan ambasadorja Kim në rrjetet sociale.
Presidenti Ilir Meta gjatë fjalimit të tij mori edhe flamurin e SHBA-ve në dorë dhe se deklaroi se “përpara Shqipërisë nuk vendos asnjë flamur tjetër dhe se për këtë lëvizje të tij ka mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve”.
Kim nga ana e asaj ka qenë tepër aktive në ditën e hënë, ku para tubimit pati edhe një drekë pune me kryedemokratin Lulzim Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje