Politike

PD: “Tërmete” kushtetuese nëse nuk ka zgjedhje këtë vit

Partia Demokratike paralajmëron tërmete të mëdha kushtetuese në vend nëse brenda këtij viti nuk realizohen zgjedhje të parakohshme.

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi në një intervistë se Parlamenti aktual është antikushtetues dhe nuk po kryen funksionin që i përcakton Kushtetuta, atë të kontrollit të pushtetit ekzekutiv.

“Kushtetuta kërkon përfaqësimin e shqiptarëve. Ne na ka rënë kontrolli mbi Qeverinë. Një Parlament me dinjitet duhet të vetëshpërndahet. Po shkelin Kushtetutën për të grabitur pasuritë e qytetarëve dhe ne kemi një Parlament që ka dalë jashtë kontrollit”, deklaroi Bylykbashi në një intervistë për televizionin ABC Neës.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, organ i ekstraligjor i ngritur për hartimin e reformës zgjedhore përmes paktit të 14 janarit akuzon socialistët për përpjekje për të minimizuar problematikat e proceseve zgjedhore, që nga shit-blerja e votës, financimi i partive politike e deri tek problemet me listat. Ai paralajmëroi se PD nuk do të pranojë një reformë që nuk i jep garanci maksimale në mbrojtje të votës së lirë.

“Problemet janë aq të mëdha sa pala tjetër përpiqet ti zvogëlojë. Reforma zgjedhore nuk do të pranohet nëse është jo efikase. Kërkojmë që Kodi Zgjedhor të japë garanci maksimale për të mbrojtur votën”, u shpreh Bylykbashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë