Pasi iu refuzia të fliste në Kuvendin e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka dalë sot në një konferencë për media, për të treguar detaje nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në këtë kohë kisha planifikuar që të jem në sallë të kuvendit, por, në pamundësi që t’ju drejtohem përmes Kuvendit, më lejoni që t’ju drejtohem përmes kësaj konference”, u shpreh kreu i shtetit, duke dhënë detaje nga takimet në Uashington.
Thaci deklaroi se Administrata Trump i kishte premtuar investime të jashtëzakoshme, sapo të arrihet marrëveshja përfundimtae me Serbinë.
“Në selinë e Departamentit të Shtetit më kanë treguar edhe për qindra miliona dollarë investime në Kosovë sapo të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. “Në Shtëpinë e Bardhë jam pritur nga Robert O’Brien ku ishte edhe i ngarkuari special i SHBA-së për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Grenell. Në këtë takim u fol për gjasat e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. Me ftesë të zotit Grenell dhe në prezencë të .O’Brien jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic. Takimi sinjalizoi gatishmërinë për të vazhduar procesin pas një viti ndërprerjeje. Takimi mund ta bëjë më të afërt arritjen e një marrëveshje”, tha ai.
Para gazetarëve, Thaçi ka folur për mundësinë e arritjes së paqes përfundimtare dhe njohjes nga Serbia dhe anëtarësim në NATO dhe në BE.
“Në Pentagon jam pritur nga Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes Dejvid Norkuist, me të cilin kemi biseduar për ushtrinë e Kosovës dhe për nevojën që edhe Kosova të anëtarësohet në NATO”, tha presidenti. “Takim shumë i rëndësishëm dhe shumë i suksesshëm ishte pritja nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo”, ka theksuar ai.
Sipas tij Thaçit,Sekretari Pompeo shprehu përkrahjen e tij për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. “Unë e sigurova se nuk do të lejojmë që asgjë të cenojë këtë marrëdhënie speciale dhe besimin e ndërsjellë që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar Thaci. “Në Kosovë institucionet, partitë, shoqëria civile, mediat dhe të gjithë qytetarët kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë proces”.
Thaçi tha se Bashkimi Europian nuk po tregon aftësi për të përmbyllur këtë proces me marrëveshje.
Ai tha se BE-ja nuk po tregohet e aftë që te bindë as pesë vendet e saj anëtare që te njohin shtetin e Kosovës dhe njëherësh, nuk ka bërë as presionin më të vogël mbi Serbinë që të arrijë marrëveshje paqësore me Kosovën.
“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së ende nuk arritën që te bindin pesë vendet anëtare që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Nuk ka asnjë shpresë që Bashkimi Europian t’i bind këto vende për ta njohur pavarësinë e Kosovës e lëre më te bind Serbinë që te njoh Kosovën”, tha Thaçi.
Në këtë aspekt, Thaçi tha se BE-ja nuk ka bërë as presionin më të vogël mbi Serbinë që të arrijë marrëveshje paqësore me Kosovën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje