Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinjo e ka të vështirë që t’u qëndrojë larg telasheve në këto kohë. Prej 2018 atij i është sekuestruar pasaporta nga autoritetet braziliane në lidhje me një akuzë për mospagesë taksash.
Megjithatë, braziliani ka menduar një tjetër zgjidhje për të mos u kufizuar në lëvizje nga mungesa e pasaportës; falsifikimin. Ronaldinjo u arrestua së bashku me vëllain e tij në Paraguaji me akuzën e falsifikimit të dokumentacionit. Ish-yllit të PSG-së, Barcelonës dhe Milanit iu gjet në hotel me vete një pasaportë me emrin e tij, por me shtetësi paraguajane.
Të dy vëllezërit u mbajtën të ndaluar në hotelin e tij gjatë natës në kryeqytetin paraguajan, ndërsa më vonë u mësua se Ronaldinjo dhe stafi i tij ishte ftuar në Paraguaji nga biznesmeni Nelson Belotti, i njohur si bosi i kazinove në këtë vend.
Ronaldinjo dhe vëllai i tij u dënuan në nëntor të 2018 me 8.5 milionë dollarë gjobë për akuzën e ndërtimit pa leje të një kurthi peshkimi në liqenin Guaiba në 2015 në Brazil. Ata nuk e kanë paguar ende gjobën dhe për këtë arsye Gjykata e Lartë braziliane vendosi t’u sekuestrojë pasaportat dhe t’u ndalojë largimin nga vendi.
Megjithatë, në shtator autoritetet vendase e caktuan “ambasador për turizmin”, duke i dhënë një rol për të tërhequr turistë duke shfrytëzuar imazhin që ka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje