Politike

Basha nga Shkodra: Do ta shporrim tiraninë me të gjitha format

Pas tubimit të 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, “PD ka për objektiv: Të shporrë tiraninë dhe të vendoset demokracia”. Kështu tha nga qyteti i Shkodrës, kryedemokrati Lulzim Basha, sipas të cilit “kjo do të bëhet me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”.

”Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, tha Basha.

Basha ndodhet në Shkodër dhe do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me strukturat e PD-së.

Në tubimin e 2 marsit, Basha u rreshtua krah Metës, duke ndjekur fjalimet e tij nga bulevard si qytetar.

Këtë qëndrim të tij e ironizoi edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ku tha se Basha po bën rolin e figurantit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë