Goli është qëllimi kryesor në futboll dhe të gjithë duan ta përjetojnë atë moment magjik, por kuptohet që jo të gjithë e kanë shansin të kenë të njëjtën frekuencë të shënimit të golit. Është logjike, sepse jo të gjithë kanë të njëjtin “zanat”, disa janë sulmues, disa mesfushorë dhe disa mbrojtës, si kapiteni i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj.
Shkodrani nuk ka mundur ende ta festojë golin e parë në Serinë e A dhe sipas një klasifikimi të lojtarëve që luajnë ende në nivelin më të lartë të futbollit italian dhe që nuk kanë shënuar të paktën një gol, është në vend të parë. Jo vetëm që kryeson këtë klasifikim të veçantë, pro Hysaj është shumë i shkëputur nga të tjerët. Ai ka disa sezone që luan në futbollin elitar italian, ku numëron 183 ndeshje në Serinë A dhe…0 gola. Me Kombëtaren ai ka shënuar 1 gol. Në këtë klasifikim sigurisht nuk janë marrë në konsideratë portierët.

Ja dhe lista e 20 lojtarëve që kanë “alergji” nga goli në kampionatin italian:
1.Elseid Hysaj: 183 ndeshje
2.Nikola Murru: 147
3.Davide Santon: 132
4.Vasko Rexhini: 128
5.Mirko Valdifiori: 108
6.Bartosh Berezinski: 87
7.Davide Biraski: 78
8.Leonardo Spinacola: 75
9.Dodò: 74
10.Fabio Depaoli: 73
11.Patrik: 66
12.Bartosh Salamon: 59
13.Filipo Romanja: 58
14.Xhuzepe Pecela: 58
15.Uilliam Trost-Ekong: 57
16.Ismael Benaser: 56
17.Dalbert: 47
18.Antonio Barreka: 46
19.Omar Kolei: 42
20.Lorenco Venuti: 38
Por kapiteni kuqezi mund të ngushëllohet, sepse ka edhe më keq se Hysaj. Mes atyre që janë tërhequr, apo që nuk luajnë më në Serinë A, ata më të rëndësishmit të viteve të fundit që nuk kanë shënuar asnjë gol, janë:
Alesandro Agostini: 337 ndeshje
Salvatore Aronika: 264
Andrea Koda: 217
Nikolas Frei: 216
Marko Pizano: 169
Fabricio Fiçini: 163
Juarez: 161
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje