Politike

Rama sulmon Metën për letrën e BE. Basha: Shpopullimi, tradhti kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për letrën që presidenti Ilir Meta që ka shprehur shqetësimin ndaj komisionerit për zgjerimin e BE-së për situatën politike në Shqipëri dhe për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. “Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin pro dhe Presidentin e vet kundër vendit e kundër vetë Brukselit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri në postimin e tij e lidh reagimin e presidentit me masat e aksioni që po merre qeveria në kuadër të reformës në drejtësi, ndërsa thekson se këto kriza të turpshme që iniciohen nga presidenti nuk do të ndalin procesin e nisur .

“Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin. Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”, thekson Rama.
Menjëherë pas këtij postimi të kryeministrit, presidenca ka bërë të ditur Meta do t’i përgjigjet kryeministrit me anë të një konference për shtyp.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha po me anë të rrjeteve sociale ka sulmuar kryeministrin sa i përket rritjes së shifrave të shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së. “Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhtie kombëtare!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë