Politike

Erjon Braçe merr meritat e OFL-së dhe të Amnistisë

Zv.Kryeministri Erjon Braçe ka marrë meritat e “Operacionit Forca e Ligjit” dhe të nismës së Qeverisë për një amnisti të përgjithshme fiskale, detajet për të cilën pritet që të mësohen në ditët në vazhdim.

Braçe ka zbuluar përmes një reagimi në rrjetet sociale se i ka propozuar vetë këto nisma, duke iu përgjigjur disa lajmeve që u përhapën nëpër portale, sipas të cilave ai nuk kishte votuar miratimin e aktit normativ për verifikimin e pasurive të krimit të organizuar.

“Unë nuk mungoj e nuk votoj kurrë kundër akteve që i propozoj vetë. Legalizimin masiv të banesave, posaçërisht në fshat, certifikimin masiv të tokës bujqësore, amnistinë fiskale duke përjashtuar e paraprirë me një aksion kundër ekonomisë së çdo krimineli të dënuar, këtu apo jashtë, nën hetim këtu apo jashtë i kam propozuar vetë dhe jam i lumtur që pas pesë muajsh u bënë akte ligjore e veprim konkret në territor”, deklaron Erjon Braçe.

Këtë reagim, zv.Kryeministri e shoqëron me faksimile të votimit të deputetëve në seancën e së enjtes, ku u miratua edhe akti normativ me fuqinë e ligjit për verifikimin e pasurisë së elementëve kriminalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë