Politike

Në votimin e anti-KÇK munguan Xhafaj, Nikolla e Mesi. A do t’i përjashtojë Rama nga PS?

Jo të gjithë socialistët kanë qenë të pranishëm në votimin e aktit anti-KÇK ( Kap Ça të Kapësh). Sipas fletës së votimit të siguruar nga Gazeta “Si” rezulton se janë vetëm dy deputetë brenda mazhorancës që nuk kanë votuar për aktin normativ. Të pranishëm kanë qenë 111 deputetë, pro aktit kanë votuar 89 deputetë, ndërsa 17 votuan kundër dhe tre abstenuan. Sipas dokumentit që Gazeta “Si” disponon rezultojnë se tre deputetë nga radhët mazhorancës nuk kanë votuar ligjet. Ata janë ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe deputetet Senida Mesi dhe Lindita Nikolla.

Faksimile e procesverbalit të votimit të deputetëve për Aktit Normativ. Gazeta “Si” 6 mars 2020


Këta tre deputetë, që nuk i dihet arsyeja se pse kanë munguar, kanë dalë kundër urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Ai pati paralajmëruar në nëntor të vitit të kaluar kur shpalli nismën anti-KÇK se nëse nuk votohet nga radhët e mazhorancës, ata do të përjashtoheshin nga PS-ja. “Unë kërkoj mbështetjen pa kushte të gjithë grupit parlamentar për ligjin special dhe paketën kundër KÇK pa kushte. Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS”, do të deklaronte Rama në nëntor.

Faksimile e procesverbalit të votimit të deputetëve për Aktit Normativ. Gazeta “Si” 6 mars 2020


Ndërkaq Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë televizive në News 24, nuk preferoi të komentonte faktin që Xhafaj mungonte në seancën e së enjtes. “Sot nuk e kam vënë re mungesën e z.Xhafaj për të qenë fare i sinqertë. Ka qenë një ditë e ngarkuar, gjithë ditën në Kuvend por nuk do ta komentoja. Nuk komentoj paraardhësit, e kam si princip”, deklaroi Lleshaj.

Faksimile e procesverbalit të votimit të deputetëve për Aktit Normativ. Gazeta “Si” 6 mars 2020


Fillmisht në media u përfol se në këtë votim nuk kishte marrë pjesë zv/kryeministri Erjon Braçe. Por ky i fundit me anë të një reagimi hodhi poshtë qëndrimet, duke ironizuar dhe lajmet e botuara në disa media. “Mezi po pres të më përjashtojnë nga grupi i PS, madje dhe nga partia! Ej mos e bëni baltë! Jo ju të partisë, por ju të gazetarisë!”, ironizonte Braçe, i cili thekson se nuk mund të votojë kurrë kundër akteve që ka propozuar vetë.
Sakaq në këtë votim kundër aktit normativ ishin një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës, që nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Andi Përmeti, Erion Piciri, Adriatik Alimadhi, Edlira Hyseni, Arlind Çaçani, etj. Por në radhët e opozitës pati rrjedhje të votave. Nimet Musai, Enver Roshi, Ediola Braha, Aurora Mara, Edmond Rrushi. Gjithsej janë 14 deputetë të opozitës së re parlamentare që votuan pro aktit normativ.

Socialistët që munguan në seancë

Fatmir Xhafaj
Senida Mesi
Lindita Nikolla

Deputetët e opozitës që votuan pro
Nimet Musai
Ediola Braha
Enver Roshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Vasil Sterjovski
Selami Jenishehri
Koçi Tahiri
Ramazan Gjuzi
Ervis Meço
Eugen Bojaxhiu
Edmond Stojku
Halik Jakimi
Klajdi Qama


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë