Federata Botërore e Futbollit, FIFA, është duke vlerësuar mundësinë për të ndryshuar rregullat e një loje futbolli, për t’u dhënë përballjeve edhe më shumë emocion.
Ndryshimet pritet të aplikohen në ligat amatore, për të parë nëse do të funksionojnë apo jo. Holanda pritet të jetë vendi që do i aplikojë rregullat në ligat amatore, për t’i zbatuar më tej në të gjitha kampionatet.
Këto ndryshime do të përfshijnë rivënien anësore, goditjen e dënimit apo edhe kohën shtesë. Sa i takon rivënies anësore po mendohet që kjo mund të kryhet të në ardhmen jo me dorë por me këmbë. Po ashtu te goditja e dënimit, po mendohet dhe ideja që një lojtar mund ti pasojë vetes pa pasur nevojën për të pasuar te një shok i skuadrës.
Po ashtu pritet të aplikohet ndalimi i kronometrit kur loja është ndërprerë, ashtu siç ndodh në futbollin amerikan apo hokej, apo dhenë basketboll, duke eliminuar dhe kohën shtesë. Ndër rregullat e reja që po mendohet është dhe ndëshkimi me minuta. Nëse dy lojtarë kanë marrë më parë karton të verdhë, në përplasjen e dytë para se të ndëshkohen më të kuqe, ata mund të marrin një karton tjetër të verdhë që do t’i detyronte të dilnin nga fusha e lojës nga 2.5 deri në 10 minuta.
Ndërsa sa i takon zëvendësimeve gjatë lojës, një trajner mund të ndërrojë sa herë ta shohë të arsyeshme gjatë gjithë 90 minutave. Tri ndërrime që lejohen aktualisht gjatë një ndeshjeje, mund të marrin fund.

Hapi tjetër në zhvillimet më të fundit nga FIFA, është ai që ka të bëjë me Sistemin VAR (Video Asistence Referee) dhe pikërisht për një sistem më të saktë teknologjikisht për të zbuluar më kohë reale pozicionin jashtë loje. Departamenti i Inovacionit të Teknologjisë së FIFA-s po punon në këtë drejtim dhe pritet ta vërë në përdorim në ligat e vogla futbollistike. Aktualisht linja offside zbulohet pas episodit, domethënë pasi kanë kaluar disa minuta. Pikërisht shkurtimi i kësaj hapësire kohore është synimi i FIFA-s. Për këtë synohet krijimi i një VAR-Light (VAR i lehtë) që do të pikasë automatikisht pozicionin jashtë loje./ atsh; Corriere dello Sport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje