Futboll

Boban bën ironi me Gazidis: S’e dija që jemi në Korenë e Veriut

Pa u mbushur 24 orë nga zyrtarizimi i largimit si drejtues i klubit kuqezi, Zvonimir Boban i përgjigjet Milanit dhe mbi të gjitha Ivan Gazidisit, me të cilin nuk ka pasur asnjëherë një raport të mirë. Kohët e fundit kroati është ka pasur përplasje të forta me administratorin e deleguar të Milanit, Duke folur për “Il Giornale”, Boban bën edhe pak ironi. “Nuk e dija që ishim në Korenë e Veriut!”, – ishte fjalia e ish-futbollistit të Milanit, duke iu referuar intervistës së tij të mëparshme për “Gazzetta dello Sport”, ku kishte dalë kundër Gazidis për zgjedhjen e Rangnik si trajner të ardhshëm të kuqezinjve.

Ishte ajo intervistë që solli zemërimin e drejtuesit të lartë Gazidis, i cili vendosi për shkarkimin e kroatit, që nuk pendohet aspak për atë që ka thënë. “Intervista ime është shumë normale. Më janë bërë shumë pyetje për të qartësuar shumë pika që deri tani janë injoruar, – thotë Boban. – Që në muajin dhjetor kanë mbyllur marrëveshjen me trajnerin Ralf Rangnik për sezonin e ri. Dua t’i uroj gjithë të mirat, por duhej të ma thoshin, sepse kam të drejtën të jemi informuar për këtë vendim”.

Boban zbulon në fund edhe një prapaskenë të merkatos së Milanit në janar. Sipas tij, Gazidis ka deklaruar në atë kohë: “Nuk mund të bëjmë asnjë blerje, pa marrë miratimin e trajnerit të ri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë