Dy gola të shënuar në pjesën e dytë në një stadium “memec” i kanë dhënë fitoren 2-0 Juventusit ndaj Interit. Një fitore me vlera të dyfishta për bardhezinjtë, ndërsa Interi mbetet në vend të tretë dhe objektivi i titullit bëhet shumë më i vështirë.
Aron Ramsei e zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të, duke përfituar nga një hezitim i mbrojtjes së Interit. Disa minuta më pas Juventusi realizoi një gol shumë të bukur me Paulo Dibalën. Kombinime të bukura të skuadrës së Sarrit dhe argjentinasi tregohet shumë gjakftohtë në zonë, duke mposhtur portierin Handanoviç dhe duke shuar shpresat e Interit për të marrë pikë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, me shumë peshë sa i takon titullit.

Juventusi ngjitet kështu në vend të parë, në kuotën e 63 pikëve, 1 më shumë se Lacio e vendit të dytë, ndërsa zikaltrit kanë 54 pikë dhe një ndeshje më pak, atë me Sampdorian. Ishte një ndeshje e çuditshme, që më shumë i ngjante një miqësoreje, pasi mungesa e tifozëve ia zbehte shumë bukurinë kësaj sfide direkt në garën për titullin kampion në Serinë A. Juventusi bëri diferencën në ato pak episode edhe tashmë është më i qetë pas marrjes së kryesimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje